Hoxhaj: Keqardhje për dorëheqjen, ja kur do mblidhet PDK

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai shtoi se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe askush nuk mund ta cenojë pastërtinë e saj.

“Me keqardhje e kam marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cenoje pastërtinë e saj.”, tha Hoxhaj. Zëvendëskryeministri tregoi edhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë PDK.

“Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, përfundoi Hoxhaj.