Hoxhaj, Kurtit: Pas situatës në Ukrainë, mblidhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kështu tha nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj:

“Ta miratojmë nje rezolutë, hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë në këtë frontin e dytë.

Qeveria ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe së treti nëse SHBA-të, BE vendosin sanksione, sot qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sikurse kemi bërë më 2014 kur është aneksu Krimea”, ka thënë ai.