Policja e cila shërben në Fier, mahnit me aftësitë e saj me motorr (Video)

Policia e shtetit ka shperndare nje video ku duket policja Klea Nushi, e cila punon ne qytetin e Fierit, duke shpalosur aftësitë e saj mbi një motor.

“Para disa muajsh hyra në kursin për patentën e motorit dhe sot jam një nga “Specialet” e Policisë në kryeqytet. Gjatë verës jemi në shërbim në ndihmë të kolegëve tanë, në aksin me ngarkesë të shtuar në qarkullimin rrugor, “Fier – Levan”. Çdo ditë shkojmë në kohë aty ku na kërkojnë apo bëjnë thirrje për emergjencë”.

Ky është prezantimi i Kleas, një efektivë të skuadrës “Shigjeta” , që kujdeset çdo ditë për rendin dhe sigurinë e qytetarëve dhe me gatishmëri përgjigjet atje ku e kërkon detyra.