Hoxhaj: Pas përjashtimit të Rusisë, Kosova të aplikojë në Këshillin e Evropës – sot e jo nesër

Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas përjashtimit të Rusisë.

Hoxhaj ka thënë se kjo është mundësi e artë dhe e njejta nuk duhet të injorohet, transmeton Fokusi.info.

Tutje, duke folur për shfrytëzimin e momentumit Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të aplikojë sot dhe jo nesër.

Statusin i plotë:

“Mirëmëngjesi Kosovë! Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.