Hoxhaj: PDK është e aftë të reagojë karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit që shpërndarja e Kuvendit të bëhet më 22 gusht.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-ja çdo herë ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave, karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë.

Postimi i plotë:

Karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.