Për vdekjen e policit, reagon Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes së policit që humbi jetën sot gjatë detyrës së tij në Zhur të Prizrenit, transmeton Fokusi.info.

Haradinaj ndër të tjera ka thënë se është i tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije, dhe ka ftuar organet për zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!

RH