Hoxhaj: Po përballemi me një krizë të re që burimin e ka te kryeministri Kurti!

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në konferencë për media ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka shkaktuar një krizë të re në Kosovë me propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Sipas Hoxhaj, Kurti ka frikë nga pushteti dhe se po e ngulfat demokracinë.

“…ekonomia e Kosovës ku çdo ditë po shkatërrohet. Tash po përballemi me një krizë të rë që burimin e ka të Kryeministri Kurti, që po dëshiron ndryshimin për Ligjin për Zgjedhjeve. Në vend që të kemi program, në vend që të merremi masa që të përballemi me një armik të padukshëm, ne qëndrojmë me orë të ora në Kuvendin e Kosovës.”

“Natyrisht Ligji për Zgjedhje nuk mund të jetë iniciativë e një partie politike. Është një reformë që ndodh mes një dialogu mes partive politike, shoqërisë civile . Nuk mund të bëhet një reformë zgjedhore vetëm me një ligji, pa mbështetje të OSBE-së, pa mbështetjen e Komisionit të Venecias.”

“E di se si e ka emrin një proces i tillë, ku ligji për zgjedhje kryhet për 12 orë, e ka emrin ngulfatje të demokrcisë. “

“Qytetarët duhet ta kuptojnë që është Albin Kurti që dëshiron zgjedhje të parakohshme është Albin Kurti që ka frikë nga pushteti. Përgjegjësi kryesor që vendi të shkoj në zgjedhje është Albin Kurti”, u shprehë Hoxhaj.