Hoxhaj: Qeveria e Haradinajt s’ka arritur të marrë asnjë vendim të rëndësishëm, kurse e Mustafës ishte anemike

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ky subjekt politik ka vendosur të garojë në këto zgjedhje në koalicion me qytetarët.

Hoxhaj ka folur për arsyet se pse Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, ndërsa dha doza kritike për qeveritë paraprake atë të LDK-së dhe AAK-së.

”Në besimin e qytetarëve, ne kemi vendosur të shkojmë në koalicion në këto zgjedhje me qytetarët.

”Një qeveri e udhëhequr prej Ramush Haradinaj, s’ka arritur të marrë asnjë vendim të madh të rëndësishëm për vendin, dhe një qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa ka qenë anemike”.

”PDK ka trashëgimi politike që kur kryetari i partisë në atë moment bëhet kandidat për kryeministër, është mobilizim krejt tjetër. Nuk ka qenë e njëjta situatë në 2017-ën. Kishte një bllokadë, dhe kryeministrin e kemi dhënë në 2014 dhe 2017-të në një pritje se do të përmbushet një mision, dhe të dy qeverive dialogu dhe demarkacioni iu dha jetë të shkurtër, ndaj presim besimin e qytetarëve kësaj radhe”.