Hoxhaj: Qeveria Kurti nuk ka njohuri për politikë të jashtme, po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se asnjë Qeveri nuk ka mandat të kundërshtoj partneritetin e Kosovës me NATO-n.

Përmes një postimi në facebook, Hoxhaj ka shkruar se partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ai ka shkruar gjithashtu se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin

Postimi i plotë:

“Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën.

Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.

Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë”, ka shkruar ai.