Hoxhaj tregon se a do ta votojë PDK Vjosa Osmanin për presidente

Enver Hoxhaj nga PDK ka deklaruar se nëse Albin Kurti nuk i fton për të dialogur rreth zgjedhjes së presidentit, nuk do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit gjatë votimit.

Hoxhaj thotë se është i gatshëm të shkojë në takim nëse Kurti e fton.

‘’Nëse ka interes, duhet të na thirrë neve për konsulta, rreth presidentit. S’ka votë blanco pa konsulta e dialog, takime partiake. Nuk mund të vendosim ndryshe. Nëse na fton, i përgjigjem. Nëse ska dialog, nuk rrijmë në sallë e nuk votojmë.’’, shton ai në Rubikon.