Humb foshnjën gruaja që u aksidentua dje nga një kamion

Të shtunën në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një këmbësore e cila ishte shtatzënë. Policia bën të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra ajo e ka humbur foshnjën.
Pas lëndimeve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar.
Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, njofton PK.
“Raportohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.