Humb jetën në aksident shqiptari në Greqi: Si u gjet nga vëllai në makinën e përmbysur

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Pella mbrëmjen e e 22 dhjetorit në një zonë të pyllëzuar.

Sipas mediave greke, makina me të cilën po udhëtonte 36-vjeçari doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet nga vëllai. Ky i fundit menjëherë ka lajmëruar policinë. Ndërsa autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksident tragjik./abcnews.al