Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Takimi do të mbahet në Beograd në Pallatin e Serbisë, ka bërë të ditur Shërbimi për Media i presidentit serb.

“Vuçiq në orën 13 do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pas së cilës do të mbahet një konferencë për media”, thuhet në kumtesë./Fokusi.info/