Humb jetën një person në Pejë, u lëndua derisa po prente dru në mal

Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.

Policia njofton se viktima mashkull ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë.

“Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion.