Humb jetën një person në Xhepçishtë të Tetovës, shtypet nga lisi

Një person ka humbur jetën fshatin Xhepçisht te Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur teksa i ndjeri kishte tentuar të priste një lis i cili është rrëzuar në anën e tij dhe e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe mjeket e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia.

Zjarrfikësit kanë arritur ta heqin lisin e rrëzuar mbi personin në fjalë, megjithatë mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij.

Identiteti i personit në fjalë nuk dihet, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Sektori i Punëve te brendshme te Tetoves pritet te dalë me te dhëna me konkrete.

Ne vendngjarje ka dale edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë se Tetovës.