Humb jetën njëri nga 3 të lënduarit në aksidentin e Fushë Krujës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fushë Krujë -Thumanë, në afërsi të Dervenit. Policia njoftoi se 2 automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.

Sipas të njëjtave burime, njëra nga makinat drejtohej nga një person i identifikuar si Dervish Allamani i cili edhe pse u dërgua në mënyrë urgjente në spital, ka ndërruar jetë më pas.

Policia dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur pas gati 1 ore nxjerrjen nga makina të shoferit tjetër K. C., 29 vjeç dhe pasagjeres E. Y., 26 vjeçe. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./LAPSI.al