Humb kontrollin e motoçikletës, vdes 50-vjeçari

Bashkim Luçi, 50-vjeç banues në fshatin Dasar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte në aksin Gostimë-Mollas.

Mësohet se 50-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj./shqiptarja.com/