Reshje shiu në të gjithë territorin! Ja si parashikohet moti sot në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët, por herë pas herë do të ketë dhe kalime vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës kryesisht nata do të sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu fillimisht në Veri-Veriperëndim dhe më pas përfshijnë gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, era do fryjë me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten bë të dy vlerat ekstremale ditore duke luhatur nga 5 gradë C deri në 24 gradë C.