Humb ndjenjat efektivi para Kryeministrisë (video)

Një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat, teksa ndodhej para godinës së Kryeministrisë, ku po mbahet protesta e opozitës së bashkuar.

Mësohet se polici ndodhej në rreshtin e parë, kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë kanë ndërhyrë kolegët e tij, të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, duke e marrë në krahë për ta dërguar drejt ambulancës.