Nesër “Dita e Veteranit” – OVL-UÇK ua uron këtë ditë edhe bashkëluftëtarëve që po mbahen në Hagë

Adresimi i OVL-UÇK-së niveli qendror:

“Familja Jashari, që në vitet e 90-ta u ballafaqua me pushtuesin në Kosovë. Beteja e parë mes tyre dhe forcave ushtarako-policore jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991.
Triumfi i familjes Jashari në këtë betejë, shënohet si “Ditë e Veteranit”.

Edhe në këtë përvjetor do t’i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë. Me këtë rast, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër më 30 dhjetor 2023, në ora 10:00, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz, ndërsa degët do të bëjnë homazhe në varrezat dhe lapidarët kudo në Kosovë.

Dëshmorët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.

Edhe këtë vit e shënojmë me shumë goditje për luftën tonë, për shkak se bashkëluftëtarët tanë gjenden padrejtësisht të paraburgosur në Hagë.
Urime edhe atyre kjo ditë! Urime “Dita e Veteranit”!