Humbi edhe vëllain e dytë, motra me zemër të thyer pas vrasjes së biznesmenit shqiptar, dedikim prekës

Motra e Kamer Idrizit, biznesmenit që u vra dy netë më parë gjatë një atentati mafioz në Shkup të Maqedonisë ka bërë një dedikim prekës për të vëllain. Ajo thotë se ndjen dhimbje të madhe pas humbjes së personit që e kishte pikë të dobët.

Pak kohë më parë ajo kishte humbur edhe vëllain tjetër, Enver Idrizin.

Postimi i Luljeta Idrizit 

Ndjej dhimbje te madhe, humba personin qe e kisha pikë të dobët qe e kishte aromen e babit tim, Zoti na takoftë ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vëllai yt Enveri qe te deshi me shumë se veten.