Grabitje me armë në një pompë të Prishtinës

Një grabitje me armë ka ndodhur në një pompë të benzinës, pak minuta pas mesnatës së ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Faik Konica, ku viktima mashkull ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në pompën e derivateve, dy persona kanë hyrë, njëri prej tyre i armatosur, dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej rreth 600 eurosh.

Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar në vendngjarje, ndërsa rasti është duke u hetuar.