Humbi jetën në ringun e Shkodrës, zbulohet skandali me dokumentat e boksierit bullgar

Boksieri bullgar që humbi jetën në ringun e pallatit të sportit të Shkodrës, “Qazim Dervishi” në Shkodër nuk ishte Isus Velichkov por kushëriri i tij, Boris Velichkov. Ky i fundit lëvizte në Shqipëri dhe merrte pjesë në duelet e boksit amator me dokumente të kushëririt, Isus, i cili tashmë kishte bërë emër i boksier.

Lajmi konfirmohet nga vetë, 21 vjeçari Isus në rrjetin social “Facebook”. Në statusin e tij, Isus pohoi se është gjallë dhe se ishte kushëriri i tij, Boris ai që kishte humbur jetën. Ndërsa për televizionin “BTV”, Boris deklaroi se kushëriri i tij kishte përdorur kartën e tij profesionale për një vit dhe se ai kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në tetë ndeshje.

Sipas tij, i riu dëshironte të grumbullonte përvojë për t’u njohur më pas me emrin e tij të vërtetë në ring. Boris Valichkov humbi vetëdijen gjatë ndeshjes me boksierin shqiptar, Ardit Murja, përpara se të vdiste brenda në ring.

/Ora News.tv/