Humbi jetën nga flakët në banesë, i moshuari shqiptar kishte tentuar disa herë vetëvrasjen

Problemet e shumta me bashkëshorten e kanë çuar një 70-vjeçar drejt aktit ekstrem, në vetëvrasje. Ismet Abdurramani i ka vënë flakën apartamentit ku ai jetonte i vetëm, e ku për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja tragjike është regjistruar rreth orës 19:00 në një pallat 5- katësh në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër, ku fillimisht u raportua si shpërthim të bombolës së gazit, por më pas burime nga grupi hetimor bën me dije për Report Tv se nuk rezulton të ketë ndodhur një gjë e tillë. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, nuk mundën të shpëtojnë të gjallë 70-vjeçarin.

Kjo nuk ishte hera e parë që Abdurramani kishte tentuar vetëvrasjen. Burimet i thanë Report Tv se në 25 korrik të vitit të kaluar ai kishte pirë hapa gjumi me qëllim që t’i jepte fund jetës, por u shpëtua, e ndërsa mësohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij. Kjo e fundit, vetëm një ditë më parë ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje.