Milan kthehet nga Amerika pa asnjë fitore

Milani është mposhtur nga Benfica me rezultat 0 – 1 në ndeshjen e ICC që u zhvillua në SHBA.

Edhe për kundër lojës së mirë dhe shumë rasteve, rosonerët nuk arritën të shmangin humbjen.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adel Taarabt me ndihmën e një devijimi.

Pas dy humbjesh, Milan do të rikthehet në Evropë ku me 3 gusht do të përballet me Manchester United.