Humolli i VV-së: Nëse opozita s’bëhet bashkë me Listën Serbe e ka votën time që ta rrëzojë këtë Qeveri

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli është shprehur i gatshëm që ta dhurojë votën e tij në rast që krijohet ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2.

Humolli në një intervistë në “Info Magazinë” ka deklaruar se i vetmi kusht që ka është që Opozita të mos bashkëpunojë në këtë drejtim më Listën Serbe.

“Me këtë të sotit është ndryshe, dhe gjithmonë ka me qenë ndryshe. Unë për shkak të listës serbe, pasi opozita do t’i bënin me ta 61 vota me rrëzu Qeverinë, unë për shkak të Listës Serbe nuk mundem me votu me rrëzu Qeverinë. Nëse nuk do të ishte Lista Serbe me votën time sot Qeveria Kurti kish shku në shtëpi”, ka deklaruar ai.