Huliganët rrëmujë në Madrid, policia arreston 4 prej tyre (video)

Incidentet në Madrid, aty ku sot në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool, janë të shpeshta. Policia e Madridit bën me dije se 4 tifozë britanikë janë arrestuar, pa bërë me dije se cilës skuadër i përkasin.

Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë për shkak se ata kanë qenë shumë agresivë, madje edhe ndaj policisë. Tensioni gjatë natës së fundit në Madrid ka qenë i madh dhe për të ruajtur qetësinë janë angazhuar rreth 5000 forca të rendit.

Sot, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video, ku shihen disa policë që hyjnë në një lokal dhe përplasen pa shkak me një grup tifozësh të Tottenham. Mësohet se rreth 25 tifozë kanë marrë dëmtime të lehta, disa prej të cilëve janë dërguar në spital.

https://twitter.com/i/status/1134582707017715712