Humvee’t e Policisë së Kosovës shihen duke patrulluar në veri të vendit

Ka katër ditë që situata në veri të Kosovës është trazuar paksa me sulmet rresht ndaj Policisë së Kosovës, që dyshohet se vijnë edhe nga Serbia.

Për këto sulme kanë mbajtur një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmedi, duke treguar dëshmi se si Policia e Kosovës ka qenë cak i granatave e kallashnikovëve në atë pjesë.

Ndërkohë sot në Leposaviq, atje edhe ku ka qëndruar gazetari i T7, Unitet Berisha, janë parë dy makina të Policisë së Kosovës duke lëvizur dhe patrulluar në atë pjesë.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës.