Von Cramon i përgjigjet Vuçiqit që e quajti naziste: Tregoi dobësinë e regjimit të tij autokratik

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që e quajti naziste.

Ajo tha se me këtë ai e tregoi dobësinë e regjimit të tij autokratik.

“Aleksandër Vuçiq e di që unë jam miku më i madh i Serbisë demokratike. Pra, të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë për ta afruar atë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian”.

“Duke më krahasuar me nazistët e vitit 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët serb meritojnë më mirë”, ka shkruar ajo në “X”.