Hungaria lëshon pe, lejon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Hungaria ka nënshkruar marrëveshjen për të blerë katër aeroplanë luftarakë nga Suedia, teksa Budapesti po bëhet gati që të miratojë kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO, raporton Aljazeera.

“Ne jo vetëm që do të mbajmë kapacitetet e mbrojtjes ajrore, por do t’i shtojmë këto kapacitete”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban në konferencën për media përkrah homologut të tij suedez, Ulf Kristersson.

Kjo “do të thotë se angazhimi në NATO do të forcohet dhe ne do të marrim pjesë në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, ka shtuar Orbani.

Kristersson ka mirëpritur marrëveshjen për shitjen e katër aeroplanëve Saab Jas Gripen dhe ka shtuar se dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në interesat e përbashkëta.