Nuk votohet për zvogëlimin e komisioneve, kryesia mblidhet përsëri

Është mbyllur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk ka pasur kuorum për ta ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Këtë propozim e mirëpritën nga LDK-ja.

“Është propozim i arsyeshëm nëse konsiderohet kështu, e përkrahi propozimin”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Mirëpo, njëjtë nuk u deklaruan nga opozita.

“Grupi parlamentar i PDK-së mendojnë që diskutimet janë hargju, dhe kërkojmë që kjo çështje të vendoset në votim”, tha Bedri Hamza nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për sot në orën 14:00.

Rregullorja e Kuvendit duhej të ndryshohej për t’i formuar 14 komisione parlamentare nga 16 sa ishin më parë. Për këtë çështje anëtarët e kryesisë u dakorduan në mbledhjen e së hënës.