Hyn me armë në QV dhe kërcënon komisionerët, pranga 53 vjeçarit

Një person  është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer një kuti votimi në Durrës.

Ndalimi i 53 vjeçarit Ramiz Bakanaçi është bërë në Katund Sukth, Durrës, pasi është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .