Tahiri: Kjo qeveri ka më së shumti tenderë njëburimorë

Kreu i grupit paralamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, për të cilin ai u shpreh se ka dy detyra.

”Ky komision i ka dy detyra të mëdhaja, e para, ne qoftë se ka ndodhur një komunikim sekret, dhe ai komunikim sekret ka qenë ne vijë me ligjin apo ka qenë një aferë korruptive kjo duhet të del, e dyta, duhet të del në pah edhe aspekti politik, ky opsion qeverisës ka ardh me premtime që do të punojnë drejt, të punojnë kundër korrupsionit”.

Ndërsa rreth mënyrës së si Qeveria i kryen tenderët, Tahiri i quan ata kontraktime të negociura mes Qeverisë dhe kompanive.

”Mos harroni se kjo është qeveria që ka më së shumti tenderë njëburimorë, kontraktime të negociura në mes të qeverisë dhe kompanive”, tha ai, në klankosova.

Për sa i përket se edhe prokuroria e ka si detyrë të kryej hetimet, Tahiri nuk komentoi në lidhje me këtë, ku sipas tij prokuroria bën punën e saj në mënyrë të pavarur.