Hyseni: Kjo që bëri sot Albin Kurti është populizëm

Anëtar i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka komentuar vendimin që e mori kryeministri Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Hyseni ka thënë se veprimi i sotëm i Kurtit është populist dhe se sipas tij prapa Kurtit në konferencë do të duhej të qëndronte zv.kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se veprimet e Kurti ‘nuk u janë kumtuar partnerëve ndërkombëtar e as LDK’së’, shkruan Periskopi.

Tutje, Hyseni ka thënë se ‘në bazë të informacioneve që i kam në Washington ka pakënaqësi të madhe’ dhe se Amerika ‘nuk tolerojnë mashtrime e jo korrektësi’ duke aluduar në veprimet e Kurtit.

Po ashtu, ai ka thënë se qëndrimi i sotëm i Kurtit do të shihet gjatë këtyre ditëve me reagimet e aleatëve të Kosovës.

“Dy tre ditë e ardhshme do të qartësojmë këtë situatë, do të shohim reagimet e SHBA, Gjermani dhe dy tre qendra të tjera”, ka thënë ai.