Nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që ditën e nesërme ta shpall ditë zie në Kosovë si shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Thaçit.

Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.