Hyseni: Kurti dhe Vuçiqi nuk kanë fuqi dhe guxim prej liderësh që ta mbyllin çështjen e dialogut

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni tha se as Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe as ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk kanë fuqi dhe guxim të shkojnë deri në fund dhe ta mbyllin çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Hyseni tha se të 2 liderët preferojnë të mbajnë një gjendje pezull pasi që sipas tij, vetëm kështu mund të mbijetojnë politikisht, vetëm mbi kriza të caktuara.

“Varësisht nga ajo që kemi parë deri tani duket që as njëri o as tjetri nuk kanë fuqi dhe guxim prej liderësh që të shkojnë deri në fund dhe ta mbyllin këtë çështje njëherë e mire, për më tepër unë kam frikë dhe e them me hezitim me shqetësim të madh, të 2 liderët preferojnë që të ruhet njëfarë status kohe, njëfarë gjendje pezull sepse si duket jo vetëm këta te dy por shumë lider në Ballkan mund të mbijetojnë politikisht vetëm mbi kriza të caktuara”, tha ai.

Tutje Hyseni në emisionin “ResPublika” në Tëvë1 tha se procesi i dialogut duhet të përfundojë me një marrëveshje të përgjithshme, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

“Po flasim për një proces dialogu i cili duhet të përfundoj medoemos në marrëveshje të përgjithshme gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët dhe me nënshkrimin e një marrëveshje të tillë te dyja palët do të merrnin një obligim ndërkombëtar panegpciushëm për ta zbatuar pikë e për pe.