Mustafa thotë se koalicioni LDK-VV mund të ndodhë pas zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nga dita e sotme fillon gara e vërtetë se kush nga subjektet politike e po ashtu edhe koalicionet do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Mustafa, ka deklaruar se zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore, shkruan FaktePlus.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se me përkushtim do të vazhdojë të punojë që koalicioni LDK-VV të rrumbullakësohet pas zgjedhjeve.

Postimi i tij i plotë:

“Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM”