Hysni Gucati i reagon Aziz Bicit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ndaj Aziz Bicit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, shkruan Fokusi.info.

Gucati ka thënë se Bici ka bërë shpifje ndaj tij dhe për këtë edhe do ta padis.

Më poshtë e keni reagimin e Gucatit:

Reagim

Aziz Bici një vegël e partisë së tij paska dalur në skenë duke shpifur dhe duke gënjyer ndaj meje si kryetar i OVL-së të UÇK-së të cilin do ta padis për shpifjet që i ka bërë ndaj meje kinse unë kam qenë pjesë e Komisionit për verifikimin e Veteranëve.

Së pari Aziz Bici nuk kam qenë unë që kam konstatuar që është rritur numri i veteranëve por ka qenë Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka raportuar për rritjen e numrit të veteranëve dhe pasi kemi marrë lajmin ne si OVL e UÇK-së kemi reaguar dhe do të reagojmë çdo herë siç kemi reaguar edhe ndaj qeverive të kaluara.

Sa për sqarim për shpifjet që i ke bërë ndaj meje asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë komisionit për verifikimin e veteranëve. Organizata e Veteranëve nuk jep askujt statusin e veteranit është Zyra për Çështjet e Kategorive të dalura nga Lufta ku jeni ju aty që jep statusin e Veteranit ne vetëm i lëshojm kartelat pasi që ju i njihni statusin e Veteranit.

Aziz Bici ku ishe strukur kur ish këshilltari i Kryeministrit akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte asnjëherë nuk reagove në asnjë rast edhe kur deputetë të Partisë ku ti je pjesë e saj ofenduan, shpifën dhe akuzuan UÇK-në për krime lufte.

Mos e luaj rolin e njeriut të mençur, mos u shit patriot e trim kur nuk ke qenë në gjendje asnjëherë të vish në zyrat e OVL-së të vizitosh dhe të pyesësh se me cfarë probleme dhe sfida përballen veteranët dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Rritja e numrit të veteranëve: Këshilltari i Kurtit reagon ndaj Gucatit