Valon Syla: Xhelal Sveçla e ka të ndaluar me shku në Veri, nuk guxon me shku më

Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën se ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla nuk i lejohet të shkojë në veri të Kosovës pa leje.

“Xhelal Sveçla e ka të ndalune pa leje me shku në veri, duhet me pyet KFOR’in”, ka thënë Syla.

Më pas, analisti Sadri Ramabaja i tha Sylës se “ai po propagandon”.

Por, Syla ia ktheu se “kjo nuk është propagandë”.

Kjo nuk është propagandë, sepse e ka tepru. Kur një ministër është marrë me tabela, dmth prej njohjes kanë zbrit në tabela t’kerrit”, ka thënë Syla. /Gazeta Express