Hysni Klinaku vjen me këngën “Albulena”

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku, në bashkëpunim me orkestrin SH.K. A. “Bajram Curri” ka sjell këngën me titull “Albulena”, shkruan Fokusi.info.

Kjo këngë është kënduar nga shumë këngëtarë të mirënjohur, por edhe Hysni Klinaku po e këndon bukur.

Kënga “Albulena” i kushtohet sulmit të ushtrisë së Skënderbeut kundër forcave turke e njohur si Beteja e Ujëbardhës ose e Albulenës, zhvilluar më 2 shtator 1457 në (Zhejë), diku mes Zhejës dhe Gjormit të Kurbinit.

Sipas burimeve të ndryshme historike thuhet se në betejën e Ujëbardhës ushtria turke kishte 80 mijë ushtarë, prej të cilëve rreth 30 mijë i la të vrarë në atë betejë.

Krahina e Kurbinit, sidomos prapavija e tij Mali i Skënderbeut, si dhe e gjithë zona përreth tij, kanë qenë pjesë e rëndësishme e veprimeve luftarake të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) gjatë viteve 1443-1468 kundër ushtrive osmane, ku një vend të posaçëm zë beteja historike e Ujit të Bardhë, ndryshe Albulenës (lat. Albulae Ascqua)./Fokusi.info/