I bënë atentat në Gjermani, shqiptari ndërroi jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital 36-vjeçari shqiptar, të cilit iu bë atentat në Wuppertal të Gjermanisë, raportojnë mediat vendase.

Kujtojmë që atentati ndodhi më 28 prill, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, kur qytetarët sinjalizuan policinë për të shtëna.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, ku gjetën shqiptarin e shtrirë në rrugë, dhe të plagosur. Pak më tutje ishte automjeti i tij i ndaluar në mes të rrugës.

Policia gjermane raporton se shqiptari ka qenë brenda në makinë në momentin që është qëlluar me armë. Ai doli i plagosur nga mjeti i tij tip “BMW” dhe mandej u gjet i shtrirë në rrugë, bashkë me një armë që nuk dihet se kujt i përkiste.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ndërsa po hetohet për zbulimin e autorëve./shekulli.com.al/