I dehur në timon, shoferi përplaset me makinën tjetër

Një aksident u regjistrua këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se prej përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej shoferëve ishte në gjendje të dehur, çka dyshohet se ishte edhe arsyeja e aksidentit. Megjithatë, policia po heton në vendngjarje./https:/vizionplus.tv/