Haradinaj reagon pas arrestimit të Molliqajt: Kauza e protestës ishte e drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Haradinaj tha se Policia e Kosovës dhe prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.

“Policia e Kosovës dhe prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mundur ta arrestojnë, por kanë mundur t’ia dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë kundër shtrenjtimit të rrymës”.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Ai gjithsesi dje mbajti një konferencë për media.