OEK zgjedh organet e reja, Lulzim Rafuna kryetar

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i OEK-ut u zgjodh Lulzim Rafuna.

Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.

Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.

Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.

Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.