I dënuar me 8 vite burg në Itali, 42-vjeçari kapet në Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. I arrestuari është Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ai u kap në rrugën ‘Teodor Keko’ në kryeqytet ndërsa nga drejtësia italiane ishte dënuar me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Shqiptarja.com