Arrestohet drejtuesi i mjetit në Viti, goditi këmbësorin

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Gërlicë të Vitisë pasiqë i njëjti përderisa ishte duke e drejtuar veturën me targa gjermane, dyshohet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e QKMF-së në Podujevë për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.