I ftuar tjetër nga Gjykata Speciale

Po vazhdojnë ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ftesë nga kjo Gjykatë ka marrë Elmi Bytyqi nga Prizreni.

Njoftimin e ka bërë kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij:

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni.
Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”./Fokusi.info/.