Zjarr i madh në Turqi, rrezikohen edhe resoret turistike ku pushojnë mijëra kosovarë

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në fshatrat dhe resortet e bregut të Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë.

Katër njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital. Një hetim është hapur për të kuptuar nëse disa prej zjarreve ishin rezultat i zjarrvënies së qëllimshme, raporton BBC.

Shumë turistë janë detyruar të lënë hotelet e tyre ku po qëndronin për këtë shkak.

Gjatë vizitës së tij në Manavgat, Ministri turk i Agrikulturës, Bekir Pademirli, tha që vënia e zjarreve nën kontroll mund të merrte kohë.