I ftuar tjetër nga Gjykata Speciale

Po vazhdojnë ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ftesë nga kjo Gjykatë ka marrë Shefqet Buçaj nga Zona e Pashtrikut.

Njoftimin e ka bërë Kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij:

Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut.

Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë.