Leopardi tmerron një fshat të tërë, ja se si mbrohen njerëzit (video)

Të paktën shtatë persona u plagosën në fshatin Mohnitol në Indinë lindore kur u sulmuan nga një leopard në ditën e fundit të 2019.

Siç shihet në videon e postuar në YouTube, leopardi papritmas u hodh midis dhjetëra njerëzve të mbledhur, transmeton lajmi.net.

Të gjithë filluan të vrapojnë për ta nxjerrë kokën e gjallë. Pasi plagosi dhe frikësoi fshatarët, përfshirë fëmijë, leopardi iku në pyll.

Një rojë pylli u tha mediave lokale se “nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar” pasi që gjuetarët ishin përfshirë në ndjekjen e bishës së etur për gjak.

https://youtu.be/6M3btDc-JDk